Dorëhiqet nga PDK-ja, arsyeja moskrijimi i koalicionit parazgjedhor me Nismën

12 janar 2021 | 20:54

Kanë nisur reagmiet e para pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka pranuar ofertën e Nismës Socialdmeokrate për koalicion të përbashkët parazgjedhor.

Bekim Muja, anëtar i PDK-së në Drenas ka njoftuar se është i zhgënjyer thellë me vendimin e kryesisë qendrore të PDK-së për moskrijimin e një forcë të përbashkët e cila do t’i mbronte vlerat me sublime siç është UÇK.

Prandaj ai ka dhëne dorëheqje nga të qëniz anëtar i PDK-së.

“Aktivitetin tim të mëtutjeshëm politik do e zhvilloj nga neser aty ku ruhen vlerat e UÇK dhe themelet e shtetit tonë të ndërtuara me gjakun e heronjëve tanë”, ka shkruar ndër të tjera ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

DORËHEQJA IME NGA  PDK

Të nderuar antarë e simpatizant të PDK, të nderuar luftëtar të UÇK, veteran të luftës e ju të nderuara familje të  dëshmorëve.

I zhgënjyer thell me vendimin e kryesisë qendrore të PDK, për mos shkuarje në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe për mos krijimin e një force të përbashkët e cila do i mbronte vlerat me sublime te keti vendi siq është lufta e UÇK por edhe i deshpruar me posperfilljen e vullnetit elektoral te PDK qe te vie deri te ky koalicion, unë që nga sot jap doreheqje nga të qenurit anëtar  i PDK por edhe nga fuksioni im si nënkryetar i nëndegës-Gradicë/Drenas.

Aktivitetin  tim të mëtutjeshëm politik do e zhvilloj nga neser aty ku ruhen vlerat e UÇK dhe themelet e shtetit tonë të ndërtuara me gjakun e heronjëve tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është takuar…