Dorëhiqet shefi ekzekutiv i ‘Boeing’-ut
23 dhjetor 2019
| 17:02
“Boeing”-u ka njoftuar që shefi ekzekutiv i saj, Dennis Muilenburg, do të dorëhiqet, një ndryshim për të cilin nga kompania thanë se ishte i domosdoshëm për të rikthyer besimin.
David Calhoun, kryetari i saj aktual, do të marrë përsipër detyrën si shef ekzekutiv dhe president nga 13 janari.
Muilenburgu ishte përballur me thirrje për dorëheqjen e tij lidhur me përgjigjen e kompanisë ndaj dy përplasjeve vdekjeprurëse që përfshinin aeroplanin më të shitur të kompanisë, “737 Max”.
Aeroplanët e këtij lloji janë ndaluar nga fluturimi që nga muaji mars
Javën e kaluar, “Boeing”-u ka thënë se do të ndalonte prodhimin e aeroplanit ndërsa priste rregullatorët të vërtetonin sigurinë e avionit.