Dorëshkrimet e shkrumbuara të Jul Çezarit, sërish të lexueshme?

03 tetor 2019 | 15:42

Dorëshkrimet e shkrumbuara të Jul Çezarit mund të lexohen me shumë gjasa sërish. Bëhet fjalë konkretisht për ato të qytetit Pompei dhe Herculaneum, që u karbonizuan nga nxehtësia e shpërthimit të vullkanit në vitin ’79 pas Krishtit.

Shkencëtarët thonë se mund të ketë akoma shpresë që fjalët e dokumenteve të brishta të deshifrohen edhe një herë. Kjo, falë një qasjeje inovative, që përfshin rreze X me energji të lartë dhe inteligjencën artificiale.

Dy dorëshkrimet e para që do t’i nënshtrohen këtij procesi i përkasin Institutit të Francës në Paris. Ato janë pjesë e një koleksioni prej rreth 1.800 dorëshkrimesh të zbuluara në 1752 gjatë gërmimeve në Herculaneum.

Dorëshkrimet përbëjnë bibliotekën e vetme të njohur dhe të paprekur nga antikiteti, me shumicën e koleksionit të ruajtur aktualisht në një muze në Napoli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shënuar të enjten Ditën…