Dorëshkrimi i dhjetë “Haga gjykon UÇK-në dhe çlirimtarët” nga Riza Greiçevci
Shkrimtari i mirënjohur Riza Greiçevci, ka përgatitë dorëshkrimin e 10-të, të kompletit për Hagën dhe çlirimtarët me titull: “HAGA GJYKON UÇK-NË, DHE ÇLIRIMTARËT”
Dorëshkrimi i 10-të, në kompletin për Hagën dhe çlirimtarët, me titullin:
“HAGA GJYKON UÇK-n DHE ÇLIRIMTARËT”
(gjykimi – pjesa e parë) së shpejti del nga shtypi!
E KISHTE PYETUR BOTA VAKINË:
A ke pa liri para gjyqit?
A ke pa çlirimtarë para gjyqit?
A ke pa, krejt një popull para gjyqit?
A ke pa pushkë çlirimtare para gjyqit?
A ke pa dëshmorë para gjyqit?
A ke pa gjenocidarë paqësorë?
A ke pa thikë paqësore?
A ke pa, kriminelë të pafajshëm?
A ke pa, të jetë bërë ujku dele?
A ke pa qengj, që fle e jeton me ujkun?
A ke pa luftë që masakron fëmijë?
A ke pa “luftë” që pi gjakun e bebeve?
A ke pa kriminel, që vret fëmijët e vet?
Vakia përgjigjet:
Por kam pa me sytë e mi:
BISHA TA HA MISHIN PËR SË VDEKURI, NJERIU, TA HA MISHIN PËR SË GJALLI!