Dorëza e heroit Agim Ramadanit i dhurohet të birit, Edonit, ditën e martesës
Martesa e Edonit, djalit të hero Agim Ramadanit u përshkua me shumë gëzime dhe emocione
Mbrëmë në qytetin e Gjilanit, në kompleksin turistik Vali Ranch, i ftuar nga familja Ramadani, mora pjesë në martesën e djalit të hero Agim Ramadanit, Edonit me Jetmira Muratin, ndaj edhe me këtë rast çiftit të ri i uroj edhe në emër të familjes sime shumë harmoni, dashuri e trashëgimi, me një falënderim për zonjën e shtëpisë Shukrije, përndryshe konsulle e Republikës së Kosovës në qytetin e Cyrihut, aty ku edhe jetoj prej afro tri dekadash e ku zonja Shukrije Ramadani ka dhënë një kontribut të çmueshëm në afrimin dhe afirmimin e grupeve artistike dhe vlerave tona në përgjithësi.
Martesa e Edonit, që vjen pas martesë së vëllait të madh Jetonit dhe motrës Lorina nga radhët e tre fëmijëve të heroit Agim Ramadanit, të cilët zonja Shukrije i rriti, edukoi dhe i ngriti në harmoni me amanetin e Agimit. Ndaj edhe në këtë mbrëmje festive krahas familjarëve dhe miqve të shumtë të saj edhe shokët e luftës nga Fronti i Koshares, në krye me komandantin e e Brigadës “138 Agim Ramadani”, por nuk mungoni as mysafirë nga radhët e mërgimtarëve, ndër ta edhe dy doktorë shkence që kanë bërë emër në Zvicër, Florim Cuculi dhe Alban Y. Neziri dhe humanistja zvicerane Analiez Schneler.
Para se të arrinim në këtë gazmend shembullor, në qendër të Gjilanit na priste krenarisht shtatorja e hero Agimit, me gurin e kufirit që ndante shqiptarët, ndërsa që në vet ceremoninë e celebrimit, daja dhe bashkëluftëtari i heroit, ushtaraku Skender Haliti i dorëzoi një dorëz të Agimit, të ruajtur për më se dy dekada të birit të heroit, Edonit akt ky që shtoi edhe mjaft emocione.
“Gjatë ceremonisë martesore të djalit të hero Agim Ramadanit, Edionit, ishte një moment që solli mjaft emocione. Ishte momenti ky ku daja dhe bashkëluftëtari i heroit, ushtaraku Skender Haliti i dorëzoi një njërën dorëz të Agimit, të birit të tij, ndërsa që dorëza i kishte humb në Junik, ndaj edhe donte që së paku dorëza tjetër të ruhet, gjë që këtë e kishte bërë daja i tij , duke e ruajtur këtë dorëz për më tepër se dy dekada. Ja edhe biseda e shkurtër që e zhvillova me ushtarakun Skender Haliti lidhur me këtë amanet, simbol i ruajtur që nga epopeja e Koshares” ka shkruar ndër tjera z. Rifati
Pjesëmarrja e këngëtarëve dhe valltarëve nga troje të ndryshme shqiptare ishte edhe një dëshmi se Agimi me sakrificën e tij të madhe deri në përjetësi, u bë pjesë e pandarë e shqiptarizmës, ndaj edhe freskia e kësaj mbrëmje ishte edhe prania e artisteve të reja të Ansamblit “Mirëdita” nga Mirdita, bashkë me një grup këngëtarësh nga Shkupi, që ndezën atmosferën e këtij gazmendi ma shumë se familjar, ku një pjesë e këngëve subjekt kishin heroizmin e Agim Ramdanit, fryma e idealeve të tij, sikur e përshkoi edhe këtë ceremoni martesore përplot emocione e bukuri, por edhe krenari.
Rexhep Rifati