Dorezat, jo shumë të sigurta për përdorim, thotë OBSh

14 maj 2020 | 09:19

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e rregullt të dorezave në komunitet. Drejtori i Zyrës së OBSh-së në Bullgari, Skënder Syla, deklaroi se përdorimi i dorezave mund t’i rrisë rreziqet, pasi mund të çojë në vetinfeksion ose bartje te të tjerët përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara, e cila nuk pasohet nga heqja e dorezave dhe higjienës së duarve.

Prandaj, në vendet publike siç janë supermarketet, përveç distancës fizike, OBSh-ja rekomandon instalimin e stacioneve të higjienës publike për pastrimin e duarve në hyrje dhe dalje.

“Duke përmirësuar gjerësisht praktikat e higjienës së duarve, vendet mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, ka treguar Syla.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë…