Dorezat, të rrezikshme. Virusi futet në organizëm nga goja, hunda, sytë
Ekspertët kanë dhënë mendime të ndryshme mbi maskat mbrojtëse. Të gjithë janë të bindur se dorezat shkaktojnë rrezik në përhapjen e këtij virusi dhe të viruseve të tjerë. Se si do të vendosë politika për lirim masash a jo, një gjë është e sigurt që virusi Sars CoV2 do të jetë ende i pazhdukur. Pyetja kryesore që lind është si do të ruhemi në vijim nga ky virus?
Politika dhe shkenca diskutojnë energjikisht për maskat.
Ka disa studime dhe hipoteza, por fakte të sakta shkencore ende jo.
Meqë Sars CoV2 është virus respirator është për t’u përshëndetur fakti që mbajtja e maskës e ul deri diku rrezikun e shpërndarjes së tij.
Po dorezat?
Ka shumë mjek dhe virologë që i drejtohen popullit duke i këshilluar të mos mbajnë doreza plastike pasi ato janë përhapëse virusesh me katapultë.
Instituti gjerman i higjienës deklaron se mbajtja e dorezave plastike nuk mbron as personin vetë e as të tjerët. Duart me apo pa doreza mund të kontaminohen në të njëjtën mënyrë. Dhe viruset që ndodhen në këto sekrete mund të shpërhapen si me apo pa doreza në të njëjtën masë.
Edhe një herë Instituti i higjienës i qetëson njerëzit duke përsëritur që Sars CoV2 merret nëpërmjet gojës, hundës e syve (kur bien në kontakt), prandaj mjafton t’i mbajmë duart larg fytyrës.