Dorëzim para kriminelëve, mundësia e bartjes së zyrave të KKZ-së në stacione policore

05 prill 2023 | 21:07

Gjithçka mbeti si ishte 6 dhjetorin e 2022-ës.

Bile edhe drita brenda zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, nuk është fikur nga ajo kohë kur grupet kriminale e sulmuan me granatë.

As hekurat në dritare e as dera prej metali nuk ofruan siguri që aty të shkojnë zyrtarët e KQZ-së, për t`i organizuar zgjedhje e 23 prillit.

Së fundi u përmend mundësia që këto zyra të vendosën nëpër stacionet policore në komunat veriore por kjo sipas përfaqësuesve shqiptar është dorëzim para kriminelëve.

Kjo po konsiderohet se bie në kundërshtim edhe me të drejtat elementare të njeriut, sipas KMDLNJ-së në Mitrovicë.

Për analistët në veri, votimet në këtë pjesë të Kosovës, nuk mund të organizohen pa u arritur një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit.

Zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri, ishin paraparë të mbahen më 18 dhjetor 2022 por u shtyn me vendim të presidentes Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka…