Dorëzohen 102 kallëzime penale për krime lufte
28 tetor 2019
| 12:01
Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99”, ka dorëzuar 102 kallëzime penale ndaj serbëve për krime lufte.
Dorëzimi i këtyre padive është bërë sot në Departamentin për Krime Lufte në Policinë e Kosovës.
Kryetarja e Shoqatës “Gjakova 98-99”, Shkëndije Hoda, ka treguar se ky është bashkëpunimi i parë që kanë me Policinë e Kosovës.
“Sot arritëm që ta sjellim kontingjentin e trembëdhjetë të kallëzimeve penale ku janë përfshirë 102 lëndë për krime të luftës në Komunën e Gjakovës”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se bëhet fjalë për raste të ndryshme.