Dorëzohen 82 kallëzime penale për krime lufte në Kosovë
03 gusht 2018
| 14:08
Përfaqësuesit e grupit të shoqërisë civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte, kanë dorëzuar sot 82 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në Departamentin për Krime të Rënda.
Kryetarja e këtij grupi, Mevlyde Mezini-Saraqi, ka thënë se ky është kontingjenti i gjashtë me kallëzime penale që u dorëzohet institucioneve të drejtësisë.
“Sot e dorëzuam kontingjentin e gjashtë, që përbëhet prej 82 kallëzimeve penale, kundër kriminelëve serbë të cilët kanë kryer krime lufte kundër popullatës së Gjakovës. Këto kallëzime penale janë të përmbushura me dëshmi, me fotografi, me fakte, me deklarata, me shkrime dhe dokumente përcjellëse”, ka thënë Mezini-Saraqi.