Dorëzohen në Kushtetuese dosjet e padive për kompensimin e dëmeve të luftës

11 tetor 2018 | 11:44

Shoqata “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë sa aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka thënë se edhe pse për gjykimin e çështjeve juridike kompetente janë gjykatat në vendet e të cilave kanë ndodhur krimet një gjë e tillë nuk po bëhet në Kosovë.

Bejta i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë që në agjendën për vitin 2020 ta fusin edhe zhbllokimin e gjykatave.

Shoqata “Ngritja e Zërit” në korrik të viti kishte dorëzuar dosje të ngjashme mirëpo sipas kryetarit të kësaj shoqate nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri…