Dorëzohen në Kushtetuese dosjet për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës
09 janar 2019
| 13:17
Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese, rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës në lidhje me dëmshpërblimin e dëmeve të luftës
Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka thënë se mosmarrja e gjykatave vendore me këto lëndë është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas tij kjo padrejtësi është konstatuar dhe vlerësuar edhe nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Gjykata Supreme ka dështuar në përfilljen e drejtësisë”, ka theksuar Bejta.