Dorëzohen pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte
27 qershor 2018
| 11:35
Pesë kallëzime penale ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë janë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale.
Grumbullimi i dëshmive është bërë nga Grupi i Shoqërisë Civile të cilët kanë përgatitur kallëzimet kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, raporton “Klan Kosova”.
Kallëzimet janë dorëzuar respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale, Drita Hajdari.