Dorëzohen stemat e FIFA-s për gjyqtarët
Paraqitja jashtëzakonisht e mirë e treshes së gjyqtarëve Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ka bërë që këtë vit FFK-ja të ketë edhe një treshe të gjyqtarëve me stemën e FIFA-s.
“Jemi të lumtur dhe të privilegjuar që këtë vit do të kemi dy treshe të gjyqtarëve me stema të FIFA-s, për faktin se jemi federatë që veç sa po i bëjmë hapat e parë në UEFA dhe FIFA. Ky është rezultat i punës sonë, komisionit të gjyqtarëve, në veçanti paraqitja e mirë e treshes që është vlerësuar lart edhe nga kontrollorët. E gjithë kjo po kurorëzohet me dy treshe e që besojmë se në të ardhmen do të kemi më shumë gjyqtarë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Treshet e gjyqtarëve: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Besfort Kosumi, Fatmir Sekiraqa, Edmond Zeqiri, kurse në konkurrencën e femrave Lumturije Muhadri. Në futsall: Besar Beqiri dhe Besart Ismajli.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)