Dorëzohet aktakuzë e përbashkët ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës
12 janar 2024
| 22:54
Prokuroria e Specializuar në Hagë ka dorëzuar aktakuzën e përbashkët në rastin kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Sipas urdhrit gojor të gjyqtarit të procedurës paraprake Guillou më 14 dhjetor 2023, ZPS sot ka dorëzuar aktakuzë të përbashkët për rastet e Januzi&Bahtijarit dhe Haxhi Shalës”.
“Aktakuza e përbashkët është konfidenciale”, thuhet në komunikatë.