Dorëzohet autori i vrasjes së kosovarit në Francë
Që nga e mërkura e kaluar, policia franceze ka qenë në kërkim të një personi 35-vjeçar, i cili gjatë një zënke vrau fqinjin kosovar. Mëngjesin e së hënës, autori i dyshuar i është dorëzuar policisë.
Fillimisht, policia ka dyshuar se dorasi 35-vjeçar ka qenë në arrati jashtë vendit, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Megjithatë, ai tashmë është në paraburgim dhe pritet të merret në bisedë policore. Dyshohet se me armë ka shtënë me një plumb, me të cilin i mori jetën kosovarit.
Viktima ka jetuar në një godinë banimi në katin e tretë dhe me fqinjin e tij të katit të parë janë zënë për shkak të zhurmës që kanë krijuar fëmijët në oborr. Zënka ka eskaluar dhe 35-vjeçari ka shtënë mbi fqinjin. Viktima vdes si pasojë e goditjes së plumbit që ka shkaktuar ndërprerjen kardiopulmonare. Plumbi është shtënë nga një armë që gjuan plumba të gomës, shkruaan “albinfo.ch”.
Plumbi e ka qëlluar aq fortë në kraharor sa që e ka prekur një arterie në afërsi të zemrës. Obduksioni i të ndjerit do të bëhet ditën e stome në Strasbourg. Vrasësi i dyshuar do t’i dorëzohet Gjykatës franceze të mërkurën dhe do të merret në intervistë nga një gjykatës hetues.