Dorëzohet Barça, De Ligt preferon Bayernin ose Juven
25 dhjetor 2018
| 18:20
Matijs De Ligt është kthyer në objektivin kryesor të klubeve më të mëdha në Evropë.
Qendërmbrojtësi holandez i Ajaxit është nga të rinjtë më premtues dhe shihet si një investim me vlerë për të ardhmen. Por në Holandë duan të përfitojnë sa më shumë dhe Barcelona duket se është lodhur nga kjo dhe po tërhiqet gradualisht.
“AS” dhe “El Mundo Deportivo”, raportojnë se në kampin katalanas janë të bindur se De Ligt do të zgjedhë mes Bayern Munchenit dhe Juventusit. 19-vjeçari përfaqësohet nga një menaxher si Mino Raiola, i cili ka në plan ta pranojë ofertën më të lartë për klientin e tij.