Dorëzohet Bayerni, Pavardi kalon në Inter
Benjamin Pavard do të jetë përforcimi më i ri i Interit. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Bayern Munchen tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për kompletimin e kësaj lëvizje.
Pavardi do të transferohet te Interi për 30 milionë euro, plus 2 milionë euro tjera në formë të bonuseve.
Gjithçka sa i përket kësaj marrëveshje do të vuloset sot. Pavardi mund të udhëtojë në Milano më vonë gjatë ditës së sotme për testet mjekësore. Francezi pritet që kontratën ta nënshkruajë zyrtarisht të mërkurën.
Benjamin Pavard to Inter, here we go! The green light from Bayern arrives as €30m deal plus €2m add-ons will be sealed today 🚨⚫️🔵 #Inter
Pavard could travel to Milano later today for medical tests and contract signing on Wednesday.
He wanted Inter move and it’s done. pic.twitter.com/Nv9sA41frn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 29, 2023