Dorëzohet deputeti Etem Arifi
29 shtator 2020
| 12:00
Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot iu është dorëzuar organeve të drejtësisë.
Lajmin e kanë konfirmuar për “klankosova.tv” nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Florent Gashi ka thënë përmes telefonit se Arifi sapo është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Arifi është dënuar nga gjykata me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione, por që deri tash ka qenë në arrati.