Dorëzohet dosja paraprake në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
22 dhjetor 2021
| 16:54
Më 17 dhjetor 2021, prokurori i specializuar e ka dorëzuar si rreptësisht konfidenciale dhe “ex parte” dosjen paraprake si dhe listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.