Dorëzohet kallëzim penal kundër Liburn Aliut

08 nëntor 2021 | 16:31

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) në Prishtinë ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrje është thënë se Aliu i ka shkaktuar dëm të madh NPB-së

“NPB-ja qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së”, është thënë në njoftimin e NPB-së.

Kallëzimi penal ndaj ministrit Aliu është bërë për shkak të pretendimeve për të  “Keqpërdorimit apo autoritetit zyrtar”.

“Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetëra faqesh prova, NPB-ja ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftim.

Njoftimi i plotë i NPB-së:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 500 vendvotime që u takojnë zgjedhjeve për kuvende komunale…