Dorëzohet kallëzim penal ndaj nënkryetarit të Serbisë, Bozhidar Deliq
16 gusht 2022
| 12:12
Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar të martën kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar dhe tash nënkryetar i Serbisë, Bozhidar Deliq.
Udhëheqësja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda, ka thënë që presin rezultate pozitive.
“Janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike një lloj ditari të operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliq”.
“Ne e dorëzuam edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur edhe pse prapë kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo.