Dorëzohet kërkesa për interpelancë ku kërkohet shkarkimi i ministrit Reka (Dokument)
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në bashkëpunim me grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismës Socialdemokrate, i kanë dorëzuar sot Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës mocionin për interpelancë me ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka.
Kjo interpelancë është thirrur për shkak të deklaratës se ministrit Reka, i cili në një prononcim të mëhershëm, derisa fliste për marrëveshjen finale të Republikës së Kosovës me Serbinë, ka propozuar që asaj t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës.
“Grupet tona parlamentare konsiderojnë që deklarata e ministrit është antikushtetuese, prandaj në këtë interpelancë do të votohet një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e Ministrit për Integrimin Evropian”, ka njoftuar AAK-ja.