Dorëzohet Krivokapiq para Abazoviqit: E di se që nga nesër nuk do të jem kryeministër i Malit të Zi
Zdravko Krivokapiq ka thënë se e di që nga nesër nuk do të jetë më kryeministër.
Sipas mediave në Mal të Zi.
Krivokapiq ka thënë se kjo qeveri, nuk mundi t’i mbijetojë sulmit nga brenda.
“E dija se këtë sulm do ta bënin ata që morën më së shumti nga kjo qeveri, që punuan më pak dhe bënë më shumë zhurmë”, citohet të ketë thënë Krivokapiq.
Në këtë drejtim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme kur do të votojnë “t’i hapin sytë mirë”.
“Kujtoni kë keni zgjedhur dhe si do të zgjidhni në të ardhmen. Kurrë më mos zgjidhni ata që nuk do të përfaqësojnë interesat tuaja”, ka thënë tutje Krivokapiq.
Reagimi i tij vjen një ditë para se Kuvendi i Malit të Zi të votojë për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij.
Reagimi tij vjen edhe në ditën kur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rendin e ditës të së cilës ishte shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, është mbyllur pasi rendi i ditës nuk është miratuar.
Dhe propozimin për shkarkimin e Dritan Abazoviqit e kishte dorëzuar pikërisht kryeministri Zdravko Krivokapiq.