Dorëzohet manuali për rifillimin e punës edhe në ambiente të mbyllura Hoteliere
Përfaqësuesit e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës në krye me Hysen Sogojeva, kryetar dhe Visar Demolli, drejtor ekzekutiv sot dorëzuan Manualin për rifillimin e punës brenda ambienteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, në Kabinetin e zëvendës kryeministrit të parë Besnik Tahiri.
“U bisedua për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky sektor në kohë pandemie. Kërkesat tona ishin kryesisht ato për lejimin e punës në hapësirat e brendshme-te mbyllura dhe largimin e kufizimit të veprimtarisë së tyre. Të gjithë të pranishmit u zotuan se do t’i adresojmë këto çështje në instancat kompetente në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e rregullt të këtij sektori, gjithmonë në përputhje dhe me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit publik”, është thënë në njoftimin e OHTK.