Dorëzohet medikamenti ‘Amoxicilin’ në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë është bërë dorëzimi i medikamentit “Amoxicilin”, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Action for Mothers and Children dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares. Në Klinë u dorëzua një sasi prej 44 kutive të medikamentit në formë donacioni, sasi kjo e cila do të mbulojë nevojat e QKMF-së.
“Amoxicillin” është lloj antibiotiku i cili përdoret për trajtimin e një numri të madh të infeksioneve bakteriale. Ky medikament në formë të kapsulave mund të përdoret për infeksione të ndryshme si për fyt, pneumoni, infeksionet e lëkurës, infeksionet e traktit urinar dhe shumë lloje të tjera të infeksioneve.
Ardhja “Amoxicilinit” në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘Darka e Diasporës’ në Zvicër.