Dorëzohet medikamenti ‘Koate-DVI ’ në QKUK
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është bërë dorëzimi i medikamenti ‘Koate-DVI’, donacion ky që është bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes “Kosovo Hemophilia Foundation” dhe organizatës ndërkombëtare “World Federation of Hemophilia(WFH)”.
Në Prishtinë u dorëzua një sasi prej 500 kutive të medikamentit në formë donacion, që e ka vlerën afërsisht 10 000 dollarë.
Medikamenti ‘Koate-DVI’ përdoret për t’i kontrolluar dhe për t’i parandaluar episodet e gjakderdhjes tek njerëzit me nivele të ulëta të faktorit të VIII (hemofilia A). Njerëzit me nivele të ulëta të faktorit VIII janë në rrezik për gjakderdhje më të gjatë pas një lëndimi apo operacioni, gjithashtu dhe për gjakderdhje të brendshme (veçanërisht në nyje dhe muskuj).
“Kosovo Hemophilia Foundation” ka falënderuar “World Federation of Hemophilia” për donacionin e dhënë.