Dorëzohet në KQZ peticioni për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

25 janar 2024 | 14:43

Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se ka dorëzuar në KQZ nënshkrimet e peticionit me mbi 4 000 mijë nënshkrime për rrëzimin e kryetarit të kësaj komunë, Erden Atiq.

Ugljanin ka thënë se dorëzimi i nënshkrimeve të peticionit në KQZ është bërë në mënyrë të rregullt.
Sipas tij, tash mbetet në duart e KQZ-së që procesi i shkarkimit të vazhdojë me procedura të tjera.

“Faza përfundimtarë ka përfunduar. Ne e kemi kryer obligimin sipas Udhëzimit Administrativ. Krejt në rregull ka kaluar dorëzimi në KQZ i peticionit nga grupi iniciues. Janë 423 faqe, nënshkrimet janë 4 148. Edhe procedura nga KQZ-ja ka qenë e rregullt, tash është në duart e ministrisë përkatëse dhe KQZ-së që të shkojë më tutje”, ka thënë Ugljanin, raporton Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Speciales në Hagë ka nxjerrë dy vendime…