Dorëzohet në KSHZ kandidatura për president e Blerim Rekës
Shtabi Zgjedhor i kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, kanë dorëzuar sot në Komisionin Shtetëror te Zgjedhjeve (KSHZ) kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale. Në afat prej 48 orësh KSHZ-ja do të kontrollojë të gjithë dokumentacionin dhe do të konfirmojë Rekën si një nga tre kandidatët për president në këto zgjedhje. Shefi i Shtabit Zgjedhor të Blerim Rekës, Florin Asani, ka deklaruar se fushata zgjedhore nuk do të ketë në fokus vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët e Maqedonisë. “Koncepti i profesorit Blerim Reka, e bën atë të veçantë nga kandidatët e tjerë. Ne preferojmë që ai vet ta prezantojë programin e tij. Do të kemi një fushatë pak më ndryshe, do të kemi një koncept të ri”, ka deklaruar Asani.
/Epoka e re/