Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 36 vjeçarit në Lipjan

05 janar 2018 | 19:40

Është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen e Muhamet Osmanit, 36 vjeçarit nga Mitrovica.

Dorëzimin e dorasit e ka konfirmuar për Klan Kosovën, prokurori i rastit, Armend Hamiti.

Ai ka treguar se i dyshuari është dorëzuar sot (e premte) në mëngjes në policinë e Kosovës, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vrasja e Osmanit kishte ndodhur në Dobratin të Lipjanit në orët e mëngjesit të së martës.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka kishte ndodhur pas një zënke në mes viktimës dhe dorasit.

Ky i fundit qysh nga e marta ndodhej në arrati, por që ishte identifikuar nga policia.

Policia ende nuk ka konfirmuar dorëzimin e dorasit.

https://www.youtube.com/watch?v=GQjU4ksCDvE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijuesit e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës,…