Dorëzohet në policinë gjermane edhe motra e Besar Nimanit

03 mars 2025 | 12:56

Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar se është dorëzuar në komisariat motra e boksierit të vrarë nga Mitrovica, Besar Nimanit.

Siç thuhet në njoftimin e policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë e kërkuar nga policia me urdhërarrest.

“Një 33-vjeçare nga Bielefeldi, e kërkuar nga policia dhe prokuroria me urdhër arrest, është paraqitur në komisariatin e Bielefield mbrëmjen e datës 28.02.2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait po ashtu të arrestuar të ish-boksierit të vrarë”, thuhet në njoftimin e tyre.

“E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Roli i saktë në krim është ende nën hetim”, vijon njoftimi.

Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit.

Katër të plagosurit janë ende në gjendje të qëndrueshme, njofton policia gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhomën e gjumit të Big Brother VIP Albania, Egli,…