![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Sadri-Ramabaja23.jpg)
Dorëzohet Ramabaja: Nuk ka fituar opozita, por studiot televizive
Analisti politik, Sadri Ramabaja, i cili njihet si përkrahës i VV-së dhe Albin Kurti, është dorëzuar përballë rezultatit që kanë publikua sonte exit polet.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se nuk i beson 100 për qind exit polit të UBO-së, i cili e ka nxjerr VV-në me 40 për qind.
Megjithatë, ai ka thënë se kjo nuk është fitore e opozitës, por e mediave.
“Nëse është kështu, unë nuk i besoj Exit Pollit 100 për qind. E pra, se nuk është përfshirë diaspora, dhe, e dyta, në orën e fundit ka pasur dalje jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e Ramabajës është duartrokitur nga analistët e pranishëm.
Sipas tij, qasje e VV-së ndaj mediave ka qenë e gabueshme.
“Kam menduar se VV do ta lexojë më herët nevojën e ndryshimit të politikave me mediat, për fat të keq nuk ka qenë në linjë me mua, ka humbur betejën. Se pari, me RTK-në, dhe mos të flasim me televizione që i ka cilësuar si të oligarkëve. Prandaj, kjo është një leksion i veçantë. Por, kjo nuk është meritë e opozitës, është meritë e juaja”, ka thënë Ramabaj.