Dorina Mema: Jam martuar e virgjër, ja si e mora burrin
09 nëntor 2020
| 11:41
Dorina Mema, e njohur si modele fitnessi ka rrëfyer martesën e saj me babain e vajzës së saj, Irsi, me të cilin, sot është e divorcuar. E ftuar në “N’fermë”, Mema tha se me të është martuar me shkuesi, me tradita të vjetra.
Ajo rrëfeu se ai ka qenë mashkulli i parë për të, pasi ishte e virgjër dhe nuk dilte fare nga shtëpia, përveç frekuentimit të shkollës.
“Martesën e parë e kam pasur me shkes, jam martuar me ato traditat, e virgjër, unë ashtu kam qenë, babai i Irsit ishte i pari për mua. Ne kishim vetëm shkollë dhe shtëpi,”– tha Dorina.
Sot, ajo ka dikë tjetër në jetën e saj, të cilin ende s’e ka bërë publik.