Doris Pack e nderon Adem Demaçin
03 gusht 2018
| 11:30
Doris Pack, politikane gjermane e CDU-së, partisë së kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, ish- deputete e Parlamentit Evropian nga viti 1989 deri në vitin 2014, ka qëndruar në vizitë për ngushëllime në familjen e ikonës së rezistencës dhe luftës së Kosovës për liri, Adem Demaçi, duke e nderuar kështu përpjekjen dhe sakrificën e Demaçit në shërbim të lirisë, të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.
Me këtë rast, i biri i Demaçit, Shqiptari, i ka dhuruar ish-eurodeputetes kompletin e krijimtarisë letrare të Adem Demaçit.
/Epoka e re/