
Doris Pack e quan të turpshëm mos heqjen e vizave, përkrah vendimin e Qeverisë për taksën
23 nëntor 2018
| 16:47
Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ajo ka thënë se ky është mjet i vetëm për t’ju kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë me fqinjët.
Packu ka kritikuar ashpër edhe Bashkimin Evropian lidhur me mos heqjen e vizave për Kosovën.
“Po, është e turpshme që ne ende e shtyjmë heqjen e vizave për Kosovën! Ata po ndihen të lënë anash”, ka shkruar Pack në llogarinë e vet “Twitter”.