Doris Pack shpallet ‘Qytetare Nderi’ e Podujevës

19 qershor 2024 | 14:22

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në 25-vjetorit e çlirimit të Podujevës, ka shpërndarë disa momente nga seanca solemne e Kuvendit Komunal në të cilën eurodeputetja Doris Pack është shpallur “Qytetare Nderi” e kësaj komune.

“Në këtë përvjetor të çlirimit patëm nderin e veçantë ta mirëpresim në Podujevë, miken e madhe të Kosovës, ish-deputeten e Parlamentit Evropian, znj. Doris Pack, të cilës i ndamë dekoratën ‘Qytetare Nderi’ e Komunës së Podujevës. Këtë çmim ia ndamë për atë se çfarë ka bërë znj. Pack si zë i fuqishëm që ka avokuar në Parlamentin Evropian për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mbështes përpjekjet e juaja pa rezervë për drejtësi të paanshme…