Doris Pack sot do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Podujevës
Podujeva me shumë aktivitete sot shënon Dita e Çlirimit. Për nder të kësaj dite, ish-eurodeputetja Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e komunës së Podujevës.
Nga dje një rrugë në qytetin e Podujevës do të bartë emrin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack.
Në ceremoninë për vendosjen e emërtimit të rrugës ishte Doris Pack, kryetari i komunës,Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, drejtorë dhe asamblistë komunalë, si dhe qytetarë.
Ish-eurodeputetja Pack ishte zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin Evropian.
Kurse Dita e Çlirimit e Podujevës shënohet sot edhe me shumë aktivitete të tjera. Agjenda për 25-vjetorin e çlirimit të kësaj komune nis me seancën solemne dhe përmbyllet me koncertin madhështor me rock grupin e njohur “Elita 5”.