DORIS PACK VIZITON FAMILJEN E HEROIT TE KOMBIT AFRIM ZHITIA

19 qershor 2024 | 21:51

Ismet Sylejmani

Vizitë historike në familjen e Heroit të Kombit Afrim Zhitia!
Nana dhe vëllau i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, kanë pritur në një takim historik,në dhomen personale dhe te Obelisku, të Udhëheqësit të LPK-së, ish-deputeten e Parlamentit Europian Znj. Doris Pack!
Kjo ngjarje përbën një vlerësim dhe nderim të madh për figurën dhe personalitetin atdhetar e patriotik, të ish – të burgosurit politik, për Sekretarin Organizativ dhe ish-Anëtarin e Sekretariatit të Komitetit Drejtues të LPK-së, Heroin e Kombit Afrim Zhitia!
Ky eveniment, është nderim absolut jo vetëm për Burrin e Madh të Kombit, Shefin Organizativ të Sekeratriatit të Komitetit Drejtues të LPK-së, të pavdekshmin Afrim Zhitia, por edhe për familjen e Tij dhe Lëvizjen Popullore të Kosovës, simpatizantët, anëtarët dhe drejtuesit e saj!
Kjo vizitë e madhe e eurodeputetes Znj, Doris Pack, ishte determinuar nga propozimi i Klubit Politik” Afrim Zhitia”, për ta shpallur “Qytetare Nderi” të Podujevës dhe për ta emruar një rrugë me emrin e Saj!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Qershor 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte bukur për aq sa zgati. “Helvetët” e Zvicrës janë…