Doris Pack: Zgjedhjet në Shqipëri pa opozitën janë farsë
29 qershor 2019
| 20:26
Doris Pack, kryetarja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Evropianë (PPE), thotë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë.
Në një reagim në “Twitter”, ajo shkruan se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë farsë.
“Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysmë do ta pengonte atë. Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”, shkruan Doris Pack./Ora News/