Dortmund pas Armando Brojës
10 maj 2024
| 12:26
Futbollisti shqiptar, Armando Broja sezonin e ardhshëm mund të luajë për Borussia e Dortmundin.
Siç njofton “The Sun”, finalistët e Champions League janë në bisedime me Chelsean për blerjen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Sipas “The Sun”, Broja do të jetë lojtari i parë i bluve që do të shitet në verë, pasi bisedimet mes klubeve janë në fazë goxha të avancuar, dhe gjithmonë duke ju referuar tabloidit britanik, vetë Broja e dëshiron me ngulm këtë transferim.
Borusia e Dortmundit dhe Chelsea ende nuk kanë rënë dakord për çmimin e Brojës, pasi klubi gjerman nuk është i gatshëm për të arritur vlerësimin e bluve prej 50 milionë për shqiptarin.