Dortmundi, 321 milionë euro fitim nga vetëm 5 shitje
Borussia Dortmund është klubi me strategjinë më fitimprurëse në merkato. Haalandi ishte vetëm shitja e fundit e kësaj vere, por edhe pse flitet për një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka vendosur rekord.
Rekordin e shitjeve te Dortmund e mban Dembele, që u shit për 105 milionë euro te Barcelona, një rekord edhe sot e kësaj dite për Bundesligën. Por po të shohim pesë shitjet me vlerën më të lartë në vitet e fundit nga Dortmundi, vëmë re se klubi gjerman ka përfituar plot 321 milionë euro.
Fitimin më të madh e ka pasur me Dembelen, të cilin e bleu 15 milionë euro dhe e shiti 105 milionë. Fitim plot 77 milionë euro edhe nga Sancho, që e bleu për vetëm 8 milionë euro dhe e shiti te Manchester United për 85 milionë euro.
Interesant fakti për amerikanin Pulisiq, që e mori për vetëm 25 mijë euro dhe e shiti te Chelsea për 64 milionë euro. Jo pak Dortmund fitoi edhe me Aubameangun, të cilin e mori nga kampionati francez për 13 milionë euro dhe e shiti tek Arsenal për 63 milionë euro.