Dortmundi arrin përmbysjen historike ndaj Interit
Borussia Dortmund ka përmbysur gjithçka në ndeshjen me Interin duke marrë një fitore të madhe 3-2 në Signal Iduna.
Dortmund merr vendin e dytë në renditje me 7 pikë, ndërsa Interi mbetet në vend të tretë me 4 pikë. Interi e nis ndeshjen me një plan të menduar mirë dhe skema e Conte-s po funksiononte në përsosmëri. Ishte Lautaro Martinez ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të klasit botëror teksa nalizoi bukur pas një aksioni personal.
Goli i miqve demoralizoi gjermanët të cilët nuk po arrinin të futeshin siç duhet në lojë. Vecino ka dyshuar rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, pas një tjetër aksioni të bukur të italianëve. Megjithatë pas pushimit Favre ka ndryshuar gjithçka dhe Dortmundi ka shënuar golin e parë me Hakimin Pak më pas erdhi goli i barazimit me Julian Brandt.
Vendasit marrin zemër, të ndihmuar edhe nga tifozët spektakolarë në Signal Iduna, kanë shënuar edhe golin e tretë me Hakimin. Interi i shokuar nuk ka arritur të kundërpërgjigjet dhe do t’i bjerë kokës me grushte pas ndeshjes.