Dortmundi bën ‘vetëvrasje’ në Stuttgart, gabon edhe Bayerni
Dy skuadrat pretendente për Bundesligën gjermane vazhdojnë garën në distancë për titullin kampion. Bayern Munchen, pas dy fitoresh radhazi ka barazuar 1-1 me Hoffenheim në shtëpi.
Kampionët e Gjermanisë realizuan me Pavard pas 17 minutash lojë duke të dhënë përshtypjen se gjithçka do jetë e lehtë sot, por nuk ndodhi kështu. Ishte Kramariq që i dha një pikë skuadrës mysafire pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi në minutën e 70-të.
Barazim emocionues i Dortmund ndaj Stuttgart në transfertë, me shifrat 3-3. Brenda gjysmë ore lojë, skuadra nga Signal Iduna Park do merrte epërsinë e dyfishtë me golat e Haller dhe Malen. Vendasit do e katranosnin në minutën e 39-të me Mavropanos K., i cili do linte ekipin me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq.
Gjithsesi, Stuttgart nuk u dorëzua dhe ia doli të bëjë mrekullinë, duke vendosur ekuilibrat me Coulibaly dhe Vagnonam. Në fund, ekipi i Terziq ishte fare pranë suksesit pas golit të Reynas, por Silas vendosi shifrat përfundimtare në 3-3.
Në këto kushte, Dortmund renditet në vendin e dytë me 57 pikë, 2 më pak se Bayern kryeses.