Dortmundi deklasoi Nuernbergun
26 shtator 2018
| 22:21
Borussia Dortmund e ka deklasuar skuadrën e Nuernberg, pasi e mposhti sonte me rezultat bindës 7-0.
Në pjesën e parë Jacob Bruun Larsen dhe Marco Reus realizuan për 2-0, kurse në pjesën e dytë Reus shënoi sërish, por shënues ishin edhe Achraf Hakimi, Manuel Akanji, Jadon Sancho dhe Julian Weigl. Fitore ka shënuar edhe RasenBallsport Leipzig ndaj VfB Stuttgart (2-0).
/Epoka e re/