Dortmundi dhe Milani në kërkim të fitores së parë

04 tetor 2023 | 10:23

Borussia Dortmundi dhe AC Milani në kërkim të fitores së tyre të parë në Grupin F të Ligës së Kampionëve përballen mes vete në “Signal Iduna Park” të mërkurën.

Klubi gjerman pati paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, por është mposhtur 2-0 nga Paris Saint-Germain, ndërsa kuqezinjtë luajtën baras 0-0 me Newcastle Unitedin. Borussia Dortmundi në këtë ndeshje vjen pas fitores në fundjavë ndaj Hoffenihemit me rezultat 3-1, derisa fitore në derbin e Serisë A ka shënuar edhe Milani kundër Lazios (2-0).

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Newcastle Unitedit dhe Paris Saint-Germainit do të jetë shumë interesante, pasi klubi anglez po tregon rezultate të mira edhe në këtë edicion.

Një tjetër ndeshje e fortë do të zhvillohet edhe në Gjermani, ku Leipzigu e pret kampionin në fuqi të garës më të fortë në futboll, Manchester Cityn. Të dyja këto skuadra i kanë fituar ndeshjet e para me rezultat 3-1 ndaj Young Boysit dhe Crvena Zvezdas.

Grupi E

18:45 Atletico Madrid – Feyenoord
21:00 Celtic – Lazio

Grupi F

21:00 Borussia Dortmund – AC Milan
21:00 Newcastle United – Paris Saint-Germain

Grupi G

21:00 FK Crvena Zvezda – Young Boys
21:00 RB Leipzig – Manchester City

Grupi H

18:45 Royal Antwerp – Shakhtar Donetsk
21:00 FC Porto – Barcelona

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bërnjaku, një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është…