Dortmundi do të dënohet nga UEFA, shkak fishekzjarret
Ekipi i Borussia Dortmund do të gjobitet nga organi më i lartë i futbollit, UEFA, si pasojë e gjuajtjes së fishekzjarrëve nga tifozët e skuadrës gjermane.
Në fillim të pjesës së dytë në stadiumin “Wembley” për shkak të fishekzjarrëve u shkaktua një tym i konsiderueshëm, duke bërë që ndeshja të ndalej për 25 sekonda.
Kjo shkelje u bë edhe pasi u investuan 5 milionë funte për e sigurinë përreth dhe brenda stadiumit.
Siç thuhet në Kodin Disiplinor të UEFA-s në nenin 16 të tij në lidhje me sigurinë gjatë ndeshjeve, “klubet pritëse dhe shoqatat kombëtare janë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë si brenda dhe rreth stadiumit para, gjatë dhe pas ndeshjeve.
Madridi fitoi 2-0 dhe siguroi Kupën e 15-të Evropiane pavarësisht një paraqitjeje të fortë nga Dortmundi në një Wembley.