Dortmundi emëron kapitenin e ri
27 korrik 2023
| 15:34
Emre Can do të jetë kapiteni i ri i Borussia Dortmund.
Pak kohë më parë, Marco Reus hoqi dorë nga shiriti i kapitenit dhe ky vendim u respektua dhe u mirëkuptua nga klubi. Tashmë, ata kanë njoftuar zyrtarisht se mesfushori gjerman, Emre Can, do të jetë kapiteni më i ri i klubit verdhezi. Zëvendëskapiten do të jetë portieri Gregor Kobel.
“Më bën jashtëzakonisht shumë krenar fakti që jam kapiteni i një klubi të madh. Dua të falënderoj të gjithë të përfshirët që vendosën dhe menduan të ma jepnin mua shiritin”, ishin fjalët e Emre Can.
Introducing our next captain: @emrecan_ ©️ pic.twitter.com/WMBnGCvSkh
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) July 26, 2023