Dortmundi, favorit për transferimin e Brandtit
19 mars 2019
| 13:06
Ylli i Bayer Leverkusenit, Julian Brandt, ende nuk ka dhënë sinjale për ta rinovuar kontratën me skuadrën e Leverkusenit.
Klauzola prej vetëm 25 milionë eurosh në kontratën me klubin, dhe potenciali i madh si futbollist, ka bërë që shumë klube si Atletico Madridi, Borussia Dortmundi dhe Real Madridi të shfaqin interesim për transferimin e tij.
“Kicker” raporton se favorit për transferimin e mesfushorit gjerman është skuadra e Dortmundit.