Dortmundi fiton thellë ndaj Augsburgut, Bayerni mundet nga Stuttgarti

04 maj 2024 | 18:41

Borussia Dortmund mori një fitore të thellë 5-1 ndaj Augsburgut.

Verdhezinjtë shënuan katër gola brenda pjesës së parë teksa hapën llogaritë që në minutën e katërt me anë të Moukoko ndërsa më pas serinë e golave e vazhdoi Malen dhe sërish Moukoko. Miqtë realizuan me anë të Vargas, por Reus shënoi edhe të katërtin në shtesë.

Në pjesën e dytë, Nmecha shënoi edhe golin e pestë për Dortmund. Pas kësaj ndeshje, Dortmund ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vend të pestë duke qenë edhe më shumë e sigurt për pjesëmarrjen në Champions pasi Gjermania në sezonin e ardhshëm do të prezantohet me pesë skuadra.

Bayern Munich me mendjen te Champions League për sfidën e kthimit ndaj Real Madrid, u mposht në kampionat në transfertë ndaj Stuttgart me rezultatin 3-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Stergiu ndërsa bavarezët barazuan me anë të Kane që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Stuttgart shënoi dy gola të tjerë me anë të Jeong dhe në fund me Silas për të fituar me rezultatin 3-1. Bayern pas kësaj humbje mbetet me 69 pikë në vend të dytë, ndërsa Stuttgart është në kuotën e 67 pikëve në vend të tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar…