![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/dortmund.jpg)
Dortmundi fitore minimale ndaj Sportingut
28 shtator 2021
| 23:03
Borussia Dortmund e realizoi fitoren e dytë radhazi në grupin C,pasi e mposhti Sportingun me rezultat 1-0. Golin e vetëm e realizoi Malen, në minutën e 37-të.
Fitore në këtë grup ka realizuar edhe Ajaxi që e mposhti Beshiktashin me rezultat 2-0.
Skuadra holandeze ka grumbulluar gjashtë pikë dhe është në vendin e parë, kurse në vendin e dytë është Dortmundi me pikë të barabarta. Beshiktashi dhe Sportingu nuk kanë grumbulluar asnjë pikë.
/Epoka e re/